200-vjetori i pavarësisë së Greqisë, Ruçi uron Tassoulas: Greqia, fqinje, mike dhe aleate e ngushtë e Shqipërisë
- Postuar më, 25/03/2021

Kryetari
i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të
Parlamentit të Greqisë, z. Constantine
An.Tassoulas, me rastin e 200-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
“Sot
mbushen 200 vjet nga shpallja e pavarësisë së Greqisë. Me rastin e kësaj ngjarjeje të shënuar të historisë suaj
kombëtare, në emër të Kuvendit të Shqipërisë
dhe në emrin tim personal, Ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të ngrohta.
Shpallja
e pavarësisë hapi rrugën e zhvillimit, progresit, modernizimit të Greqisë dhe
rritjes së mirëqenies së popullit grek.
Greqia
është sot një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, fqinj, mik dhe aleat
i ngushtë i Shqipërisë, mbështetëse e fuqishme e zhvillimit dhe integrimit
euro-atlantik të Shqipërisë dhe së fundi edhe e hapjes së negociatave të anëtarësimit
në BE, për të cilën populli shqiptar është shumë mirënjohës.
Greqia
është bërë shtëpia e dytë e qindra-mijra emigrantëve shqiptarë, të cilët me punën
dhe të ardhurat e tyre kontribuojnë jo vetëm për mirëqenien e familjeve të
tyre, por edhe për zhvillimin e Greqisë dhe të atdheut të tyre, Shqipërisë.
Emigrantët
shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të fuqishme të miqësisë
midis dy popujve dhe dy vendeve tona.
Kjo
datë e shënuar kremtohet në një kohë të vështirë. Unë uroj vendet tona dhe
gjithë njerëzimi të përballojnë me sukses valët e pandemisë, të nisin rimëkëmbjen
dhe të rikthehen sa në shpejt në jetën normale dhe gëzimet e saj.”, shkruan në
urimin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz
Ruçi.