NJOFTIM

  • Postuar më, 29/03/2021

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë  se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00,  do të organizohen homazhe në Pallatin e  Kongreseve.

Përcjellja bëhet në orën 16:00.

 

KRYESIA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Share