Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidenten e re të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Vizioni dhe energjitë Tuaja, garanci për një lidership largpamës

  • Postuar më, 05/04/2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka uruar sot uron Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike. Jam i bindur se vizioni, ambicjet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës,  popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara. Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies,  integrimit euro-atlantik,  rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit  për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.



Share