Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh ngushëllimi popullit të Kosovës për aksidentin e rëndë në Kroaci

  • Postuar më, 25/07/2021


25 KORRIK 2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për humbjet e jetëve dhe lëndimet e qytetarëve të Kosovës, si pasojë e aksidentit  të rëndë në Kroaci

“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share