Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti në një takim kortezie Gjeneral Major Obaid Alhairi Salem Alketbi, ish Komandant i Misionit Ushtarak të Emirateve të Bashkuara në Kukës e Kosovë, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë private.

  • Postuar më, 26/07/2021

26 korrik 2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti në një takim kortezie z. Obaid Alhairi Salem Alketbi, Gjeneral Major, ish Minister i Shtetit për Çështje të Sigurisë/Asistent Minister për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Çështjet Ushtarake dhe të Sigurisë, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë private. Në takim merrte pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe Ambasadori i Shqipërisënë Emiratet e Bashkuara Arabe, z. Ermal Dredha.


Z. Ruçi e falenderoi Gjeneral Majorin Obaid Alhairi Salem Alketbi  për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, nëpërmjet shërbimit si Komandant i Misionit Ushtarak të Emirateve të Bashkuara në Kukës e Kosovë.


Gjeneral Major Obaid Alhairi Salem Alketbi falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin e kontributit të tij për çlirimin e Kosovës dhe vuri në dukje se është krenar për këtë kontribut si edhe për rritjen e bashkëpunimit midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë.


Share