Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të dirigjentit të njohur, Kujtim Aliaj, “Mjeshtër i Madh”: Iku emblema e festivalit të fëmijëve dhe e këngëve fëminore.

  • Postuar më, 27/08/2021

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të dirigjentit të njohur, Kujtim Aliaj, “Mjeshtër i Madh”: Iku emblema e festivalit të fëmijëve dhe e këngëve fëminore.


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të dirigjentit të njohur shkodran, Kujtim Aliaj, “Mjeshtër i Madh”.  “Dirigjenti virtuoz, mjeshtri Kujtim Aliaj, për tre dekada ka drejtuar Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Gëzimi dhe emocionet e këngëve të fëmijëve dhe melodia e zërave të tyre na janë përcjellë dhe i kemi dëgjuar e përjetuar nëpërmjet talentit dhe virtuozitetit të mjeshtrit Kujtim Aliaj. Ky artist i madh u bë emblema e festivalit të fëmijëve dhe e këngëve fëminore. Prej festivaleve të drejtuara prej tij u zbuluan dhjetra talente të cilët kontribuan në këngën, muzikën dhe artin shqiptar. Shkodra dhe Shqipëria do t’i jenë përjetësisht mirënjohës këtij artisti e mjeshtri të madh.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share