Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, z. Kostas Bakoyannis: Mbështetje parlamentare për bashkëpunimin midis bashkive të të dy vendeve

  • Postuar më, 20/10/2021


Gjatë vizitës së saj në Athinë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua edhe me Kryetarin e Bashkisë së Athinës, z. Kostas Bakoyannis.

Kryeparlamentarja Nikolla dhe Kryebashkiaku Bakoyannis biseduan mbi aspekte të ndryshme të marrëdhënieve e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dy vende fqinj, miq e partnerë strategjikë.

Znj. Nikolla e falenderoi Kryetarin e Bashkisë Bakoyannis për marrëdhëniet shumë të mira me komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Athinë dhe kujdesin për integrimin e tyre në jetën ekonomike e shoqërore të qytetit dhe të vendit. 

Znj. Nikolla dhe z. Bakoyannis biseduan edhe mbi mbështetjen nga parlamentet e të dy vendeve të qeverisjes vendore dhe partneritetit midis bashkive të të dy vendeve.



Share