Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, e ftuar në një mëngjes pune me gratë kryeparlamentare të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës

  • Postuar më, 22/10/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ishte e ftuar në një mëngjes pune me gratë kryeparlamentare të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit u diskutua mbi lidershipin e grave në kohë krizash, si kjo e pandemisë.

'70 përqind e anëtareve të kabinetit qeveritar dhe mbi 30 përqind e parlamentit, gra dhe vajza: Përvoja e Shqipërisë tregon se pjesëmarrja e gjerë e grave në lidershipin e vendit rrit efiçencën dhe produktivitetin e qeverisjes', ishte mesazhi që znj. Lindita Nikolla përcolli në këtë takim. 



Share