NJOFTIM PËR SHPALLJEN E 2 (DY) VENDEVE VAKANTE PËR ANËTAR TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE

  • Postuar më, 27/10/2021

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 27 tetor 2021, konstatoi se, dy anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive i ka përfunduar mandati më datë 22 korrik 2021.
Në këto kushte, mbështetur në nenin 9, pika 2, të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,

 

VENDOSI:

1.   Shpalljen e 2 (dy) vendeve vakante për anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

2.      Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive, subjektet e mëposhtme:

a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;

b) shoqatat e medias së shkruar;

c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;

ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;

d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

 

3. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 27 nëntor 2021.

 

4. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

a) CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati.

b) Librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë.

c) Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

ç) Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

d) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

e) Formular deklarimi për papajtueshmeritë dhe konfliktin e interesit

Vendimi për shpallje vakance 2 anëtar në AMA


Share