Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton nen për nen dhe në tërësi projektbuxhetin për vitin 2022

  • Postuar më, 18/11/2021

Në drejtimin e kryetarit z. Nasip Naço, Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori në shqyrtim nen per nen, projektligjin "Për buxhetin e Vitit 2022".

Të pranishëm në komision ishin përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomise: z. Gentian Opre, Drejtor i Drejtorise se Programimit Buxhetor dhe z. Fran Brahimi, Drejtor i Drejtorise se Financave Vendore, nga Ministria e Mbrojtjes: znj.Dallëndyshe Bici, zëvendësministre,  z.Alban Gjilani, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Legjislacionit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Kol.Bilbil BITRI, Drejtor i Shtabit të Pergjithshem dhe Forcave te Armatosura, nga Ministria e Brendshme: znj. Romina Kuko zëvendësministrev.Ministër, znj. Elena Pici Sekretar i Përgjithshëm, z. Viktor Hysaj  Drejtor i  Përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme ekonomike dhe shërbimeve mbështetëse në MB dhe z. Theodhori Gravani  Drejtor i shërbimeve mbështetëse në Drejtorinë e Policise se Shtetit, nga SHISH: z.Ylvi Aga Drejtor I Departamentit te Administrimit dhe Sherbimeve, Nepunes Autorizues dhe znj. Romina Peçi  Drejtor i Drejtorise Ekonomike dhe Administrimit

Pas pyetjeve, diskutimeve dhe sugjerimeve anëtarët me shumicë votash miratuan nen për nen dhe në tërësi projektbuxhetin 2022.



Share