Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”

  • Postuar më, 25/11/2021

Grupi i Deputetëve  “Miqtë e Fëmijëve” (GDMF) është grupim parlamentar vullnetar i deputetëve dhe nuk ka natyrë politike. Ai përbëhet nga deputetë të të gjithë grupeve parlamentare që shprehin dëshirën për të kontribuar në adresimin të drejtat e fëmijëve dhe realizimin e tyre në një mënyrë efektive gjatë ushtrimit të funksioneve legjislative të Kuvendit, kontrollit parlamentar dhe gjatë diskutimit dhe miratimit të buxhetit të shtetit.
Ky grupim është një vlerë e shtuar për të mbështetur dhe bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe grupet e shoqërisëtë angazhuara dhe vetë fëmijët në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe respektimin e tyre.


GDMF përbëhet nga 50 deputetë/e.


GDMF është i organizuar në gjashtë komitete si më poshtë:


•             Komisioni për drejtësi për të mitur
•             Komisioni për bashkëpunim me OJQ-të
•             Komisioni për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve
•             Komisioni për fëmijët e vendosur në institucionet publike
•             Komisioni për buxhetim për fëmijët
•             Komisioni për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.


RREGULLORE E BRENDSHME -GDMF


Share