Mblidhet nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas

  • Postuar më, 18/04/2018

18 Prill 2018 Mblidhet nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas Në  fillim, kryetarja  e këtij nënkomisioni , znj.Gjermeni falenderoi  anëtarët për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjen e sotme. Më pas, nënkmomisioni  diskutoi për finalizimin e  një plan veprimi për rezolutën kundër dhunës,  si dhe miratoi kalendarin e punës. “Meqenëse nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës është krijuar direkt si rezultat i miratimit të kësaj Rezolute, plani ynë i punës, plani i veprimit është zbatimi dhe monitorimi i kësaj rezolute për të gjithë parlamentin”, -  u shpreh  kryetarja e nënKomisionit znj. Eglantina Gjermeni. Në paraqitjen e prezantimit të draftit për plan veprimi n, si edhe diskutimeve e sugjerimeve mes anëtarëve të nënkomisionit, u kërkua  një seancë dëgjimore me Ministrinë e Drejtësisë,  dhe më pas me Ministritë e tjera të linjës.