Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, i drejton një letër të hapur ambasadores së BE-së në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin.
- Postuar më, 11/05/2017
E dashur Romana,
E dashur Ambasadore,
U trondita kur mësova se dikush që e quan veten gazetar apo edhe më keq jurist ka bërë publikisht thirrje kaq të paskrupullta për dhune ndaj një ambasadori që perfaqëson institucionin ku shqiptarët duhet të integrohen. Dhuna, jo vetëm verbale, është bërë pjesë e jetës sonë duke filluar që nga politikanët e papërgjegjshëm të cilët helmojnë çdo marrëdhenie në realitetin tonë të brishtë. Ne kemi nevojë të punojmë së bashku për të përballuar këtë realitet dhe jam e sigurt se kështu do të bëjme.
Ju falenderoj për atë çka keni bërë dhe do të vazhdoni të bëni për ne dhe vendin tim. Si grua në politikë e di mjaft mire çfarë sfidash na është dashur të kapërcejmë kundër më pak të civilizuarve më frikacakëve dhe atyre me karakter më të dobët.
Me solidaritet të plotë,
Përshendetje miqësore,
Arta