Komisioni Hetimor për Emërimet në Administratë shqyrtoi materialet e ardhura në komision

  • Postuar më, 22/06/2016

Komisioni Hetimor për Emërimet në Administratë, u mblodh për të shqyrtuar materialet e ardhura në komision si dhe miratoi vendimin e Byrosë për angazhimin e 6 specialistëve të jashtëm.

Kryetari i Komisionit, z. Genc Pollo shprehu kritika për materialet e ardhura nga Ministria e Brendshme, duke u shpreh se numri i personave të evidentuar me rekorde kriminale është 130 dhe jo 21 sa raporton Ministria.

“Ministritë nuk kanë dhëne informacione të sakta, opozita ka identifikuar 130 persona me rekorde kriminale të punësuar në administratë. Kjo listë është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, të Brendshme dhe institucionet e tjera. Ministria e Brendshme ka kthyer përgjigje vetëm për 21 prej tyre. Ne nuk kërkojmë informacion vetëm për punonjës të policisë së Shtetit, por dhe administratë. Por kjo bëhet për të mbuluar të vërtetën. Mospërgjigja është përgjegjësi penale, hapi i fundit është që ti drejtohemi prokurores në pengimin e hetimin e komisionit. Nuk do i drejtohemi tani prokurorisë, do i kërkojmë sërish ministrisë të na japë informacion”, theksoi z. Pollo.

Nënkryetari i Komisionit, z. Musa Ulqini, deklaroi se këtij komisioni i duhet një projekt mbi bazën e të cilit duhet të punohet.

“Na duhet një projekt mbi bazën e të cilit të punojmë. Nuk kemi pse të jemi pengesë për t’iu drejtuar ministrive për të na dhënë informacion. Për 130 emra po bëhen verifikime, nga leximi im dje më rezulton që vetëm 3 emra problematikë.” tha ai.

Në përfundim, anëtarët ranë dakord që t’i rinisin një tjetër shkresë Ministrisë së Brendshme për të plotësuar kërkesën.


Share