Mbyll punën Komisioni për Verifikimin e Bllokimit të Sistemeve Elektronike Tatimore

  • Postuar më, 21/06/2016

Komisioni për Verifikimin e Bllokimit të Sistemeve Elektronike Tatimore vendosi mbylljen e hetimit dhe përcaktoi një afat 2-javor për të përgatitur raportin përfundimtar. Kreu  i komisionit, z. Arben Ristani u shpreh se: “ Veprimtarinë e grupit të auditimit tek Drejtoria e Tatimeve e ka hetuar edhe prokuroria dhe ka një dokumentacion të plotë të mbledhur nga ky komision për të gjithë dëshmitarët e pyetur. Mendoj se edhe për shkak të zgjatjeve  të herë pas hershme të këtij sesioni parlamentar,nëse heqim dorë nga pyetja e dëshmitarëve të mbetur, nuk besoj se cenojmë cilësinë e hetimit të komisionit sepse ata janë pyetur dhe i kemi të administruara në dosje”,- u shpreh z. Ristani. Ndërsa, nënkryetari i komisionit, z. Ervin Bushati vlerësoi seriozitetin dhe punën e madhe që është bërë gjatë këtij komisioni hetimor. “ Mendoj se kemi material  të  bollshëm dhe të detajuar në të gjitha  instancat, situatat dhe në këndvështrimet”,- përfundoi z. Bushati.


Share