Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton një projektligj të rëndësishëm

  • Postuar më, 21/06/2016

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet KM të SH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2014, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 KV në Shqipërisë Jugore (Përmirësimi i eficencës në fushën e energjisë”.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja, i cili bëri edhe një paraqitje të projektligjit. “Kemi të bëjmë me një grant i cili i akordohet sistemit elektroenergjitik shqiptar drejtë për së drejti OSSHEE për përmirësimit të shërbimeve të menaxhimit në sektorin e shpërndarjes, për të rritur eficenën në shpërndarjen e energjisë. Projekti është në kuadrin e kredisë që ne kemi marrë më herët për linjën 110 kilovolt, linja unazore për Shqipërinë e Jugut për përmirësimin e eficencës”,- tha z. Bejtja.

Më pas deputetët e votuan projektligjin në parim dhe në tërësi duke ia përcjell për shqyrtim seancës plenare.


Share