Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi dhe miratoi me konsensus nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 21/06/2016

Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi dhe miratoi me konsensus nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projektligj ka për qëllim nxitjen e zhvillimit të zejtarisë nëpërmjet garantimit të kushteve për mbrojtjen e interesave të zejtarëve dhe për mbrojtjen e konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve të zejtarisë, si dhe mbështetjen për zhvillimin e kualifikimit profesional në këtë fushë.
Projektligji ka në qendër të tij kualifikimin profesional në zejtari, nëpërmjet një sistemi dual që merr fillesën nga ushtrimi në praktikë i zejes pranë një subjekti zejtar dhe kualifikimi teorik pranë një institucioni të arsimit e formimit profesional.


Share