Mblidhet Byroja e Kuvendit

  • Postuar më, 14/06/2016

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, u mblodh Byroja e Kuvendi për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për “Ndalim për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare për 10 ditë” për Kryeministrin z. Edi Rama.

Pasi dëgjoi pretendimet e opozitës dhe argumentet e mazhorancës, Byroja e Kuvendit vendosi rrëzimin e kërkesës të Partisë Demokratike.


Share