NJOFTIM PËR SHTYP

  • Postuar më, 10/06/2016

 

Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e datës 9.6.2016, ka miratuar me mirëkuptim kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 13 qershor – 1 korrik 2016.

Lidhur me kalendarin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe përfshirjen apo jo të projektligjit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, sqarojmë se ka patur keqkuptim nga përfaqësuesit e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasi nuk bëhet fjalë për këtë draft, por për një gabim teknik në zbardhjen dhe hedhjen e materialit në faqe, të të njëjtit projektligj dy herë (Projektligj “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”), i cili do të korigjohet në vijim nga shërbimet e administratës së Kuvendit.


Share