Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar.

  • Postuar më, 19/04/2016

Kryetarja e këtij Komisioni, znj. Albana Vokshi njohu deputetët me opinionin e Këshillit të Ministrave që rrëzoi propozimin e deputetit Gert Bogdani. Znj. Vokshi u shpreh se opinioni i dhënë nga Këshilli i Ministrave ka nevojë për qartësime të mëtejshme. “Nuk bazohet në arsye shumë të qarta pse është rrëzuar sepse edhe bien dakord për mbështetjen, por nuk bien dakord për mënyrën se si do të bëhet mbështetja e shtresave në nevojë”, tha znj. Vokshi. Pas diskutimeve, Komisioni vendosi të zhvillojë një tjetër mbledhje dhe të thërrasë për sqarime Ministrin e Mirëqenies Sociale, Ministrin për Financat, si dhe Ministrin e Energjetikës dhe Industrisë.


Share