Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi nen për nen dhe në tërësi ndryshimet në projektligjin “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare ne Republikën e Shqipërisë”.

  • Postuar më, 19/04/2016

Të pranishëm në komision ishin Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, z. Qiriako Qirko dhe Drejtori i  Drejtorisë së Traktateve dhe Marrëdhënieve  Ndërkombëtare,z. Armando Skapi. Projektligji u paraqit para komisionit nga Drejtori i  Drejtorisë së Traktateve dhe Marrëdhënieve  Ndërkombëtare,z. Armando Skapi , i cili tha se: “Ky ligj ka kaluar në një proces konsultimi me këshilltarët ligjor të  Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, dhe janë bërë ndërhyrje në disa nene të ligjit”. Ky projektligj qëndron në themel të procesit të lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare, që lidhen në emër të shtetit shqiptar dhe kryesisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e gjitha ministrive të linjës në proceset e propozimit, negocimit, miratimit, në parim, nënshkrimit, dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare . Gjithashtu, z. Skapi tha se  ligji është në përputhje me Kushtetutën, Konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve. Pas diskutimeve komisioni u shpreh  dakord për kalimin e tij në seancë plenare.


Share