Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë informuese për adresimin e problematikës lidhur me azilkërkuesit në Gjermani, përgatitjet për kthimin e tyre, si dhe përgatitjet për një valë të mundshme të refugjatëve nga zonat e luftës, që mund të p

  • Postuar më, 17/11/2015

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë informuese me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë rreth masave të marra nga Qeveria Shqiptare për adresimin e problematikës lidhur me azilkërkuesit në Gjermani, përgatitjet për kthimin e tyre, si dhe përgatitjet për një valë të mundshme të refugjatëve nga zonat e luftës, që mund të përdorin Shqipërinë si vend transiti.

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme z. Ilirjan Mustafaraj. Gjatë fjalës së tij, z. Klosi tregoi masat e ndërmarra nga ministria që ai drejton për rintegrimin e azilkërkuesve shqiptar në Gjermani duke vënë fokusin tek arsimimi profesional i tyre.

Pas prezantimit të z. Klosi, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade vlerësoi punën e bërë nga dy ministri për trajtimin e këtyre problemeve. “Sikurse e thamë nuk është çështje vetëm shqiptare, por struktura e shteti përkatësisht ministria juaj po bën detyrën për të krijuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për t’i rintegruar shtetasi shqiptar të cilët për arsye të ndryshme, madje numri më i madh i tyre janë mashtruar edhe nga rrjetet e trafikantëve dhe shkelësve flagrant të ligjit dhe un e vlerësoj faktin që edhe Ministria e Punëve të Brendshme e ka adresuar këtë çështje dhe i kanë keq informuar shtetasit shqiptar janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore”,- theksoi znj. Dade


Share