Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi një projektligj të rëndësishëm në fushën e ekonomisë

  • Postuar më, 17/11/2015

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dhe miratoi me konsensus projektligjin “Për ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim – Asociimit Bashkimi Evropian Shqipëri, 1/2015, i datës 11.5.2015, që zëvendëson Protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”. Relatori Ervin Bushati tha se projektligji plotëson një detyrim të Republikës së Shqipërisë të parashikuar në nenin 6, të Konventës Pan-Euro-Med, të ratifikuar me ligjin nr.1/2012,           datë 26.1.2012, “Për ratifikimin e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës”. “Projektligji bazohet në nenin 118 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ratifikuar me ligjin nr.9590, datë 27.7.2006, “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”, në të cilin përcaktohet se “Këshilli i Stabilizim - Asociimit, me qëllim arritjen e objektivave të kësaj marrëveshjeje, ka kompetencën për të marrë vendime brenda objektit të marrëveshjes për çështjet e parashikuara në të. Vendimet e marra janë detyruese për palët, të cilat do të marrin masat e nevojshme për t’i zbatuar vendimet e marra”, dhe nenin 38 të protokollit 4, të kësaj marrëveshjeje që përcakton se “Këshilli i Stabilizim-Asociimit mund të vendosë ndryshimin e dispozitave të këtij protokolli”, tha z. Bushati. Mw pas projektligji u miratua me konsensus.


Share