Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi në parim projektligjin “Për shfuqizimin e ligjit nr.8291, “Kodi i Etikës së Policisë”.

  • Postuar më, 17/11/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi në parim projektligjin “Për shfuqizimin e ligjit nr.8291, “Kodi i Etikës së Policisë”. Në fjalwn e tij,  Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se lufta kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit dhe zbatimi i standardeve më të larta për sjelljen për punonjësve të Policisë së Shtetit përballë qytetarëve është një prioritet maksimal i qeverisë dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Pas miratimit të ligjit të Policisë së Shtetit, tani është e domosdoshme miratimi i një kuadri të ri normativ lidhur me etikën dhe luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit.  Pra deri më sot, Ligji që normonte mënyrën se si të silleshin punonjësit e policisë ligjin, si në raport me detyrën, në raport me qytetarët, në raport me institucionin dhe institucionet, ky kuadër i përkiste vitit 1998 përpara se të hynte në fuqi edhe vetë Kushtetuta”, tha Tahiri. Nw vijim tw fjalws sw tij, z. Tahiri  theksoi se të funksionosh me filozofinë e shërbimit ndaj qytetarëve do të thotë të kuptosh që nga njëra anë janë ata që shkelin ligjin, që kanë të drejtat e tyre, nga ana tjetër janë pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë që nuk e shkelin ligjin, por me të drejtë presin që te Policia e Shtetit të kenë një partner. “Unë besoj që korrupsioni një Policinë e Shtetit ka pasur disa arsye. E para, e kemi gjetur Policinë e Shtetit me mesataren më të lartë të moshës, krahasuar me çdo vend të rajonit dhe në Europë.  Pra policinë më të plakur, pra krahasuar me rajonin dhe me vendet e BE-së. Kjo ka ndikuar sigurisht edhe në sjelljen e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve. Kemi gjetur në Policinë e Shtetit punonjës të policisë me më pak arsim se në çdo vend tjetër të BE-së dhe të rajonit. Pra policinë më analfabete dhe më injorante sesa çdo vend tjetër në rajon dhe në BE. Qeveria e kaluar ka ulur dy herë numrin limit të punonjësve të policisë, ndërkohë duke rritur normativën e punonjësve të policisë për qytetar”, tha z. Tahiri. Teksa ministri do të fliste mbi kodin e ri të etikës, deputeti i PD-sw, z.Flamur Noka e akuzoi ministrin se gënjen dhe se ka hequr nga puna 800 efektivë.


Share