Mblidhet nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut”

  • Postuar më, 20/10/2015

Mblidhet nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut”, ku në rend dite kishte vijimin e seancës dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Pjesë e listën së kandidatëve për t’u dëgjuar, ishte znj. Drita Avdyli, e cila nuk u paraqit në mbledhjen e komisionit. Në fjalën e saj, kryetarja e nënkomisionti z. Vasilika Hysi, bëri një parashtrim të procesit të seancave, ku në fund u vendos që t’i paraqitej raporti Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. “Sikurse kemi lënë seancën dëgjimore ditën e premte, me kandidaturat për Autoritetin e Institucionit të Hapjes së Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Znj. Dirta Avdyli nuk mund të paraqitej, kur u paraqitën kandidaturat e tjera për shkak të një angazhimi që ka pasur jashtë vendit. Shërbimet e monitorimit të institucioneve të pavarura pranë Kuvendit të Shqipërisë, u ngarkuan me detyrën për të bërë njoftimin e znj. Avdyli, për seancën dëgjimore enkas për ditën e sotme. Ndërkohë që komisioni është i plotë, znj. Drita Avdyli nuk është paraqitur. E konsideroj të mbyllur mbledhjen e nënkomisionit ndërkohë do të përgatisim raportin për të gjithë kandidatët e paraqitur në seancë dëgjimore për t’ia paraqitur pranë Komisionit të Ligjeve”, -theksoi znj. Hysi.