Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publik dhe të Drejtat e Njeriut miraton projektligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10.273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik”
- Postuar më, 09/09/2015
E pranishme në mbledhjen e komisionit ishte Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito.
Gjatë fjalës së saj znj. Harito shpjegoi projektligjin e depozituar nga qeveria ku theksoi se ai sjell një lehtësim për marrjen e dokumenteve nëpërmjet sistemeve online. “Të dy këto projektligje kanë një qëllim të përbashkët, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që shërbimet që marrin sot qytetarët tanë në sportelet e shtetit lënë ende shumë për të dëshiruar, për këtë arsye ka qenë edhe një nga zotimet tona qenë programin qeverisës si një nga mënyrat për përmirësimin e shërbimeve është rrija e shërbimeve online. Pra sa më shumë shërbime të merren online, aq më tepër i pritet rruga korrupsionit, aq më tepër qytetarët i marrin shërbimet në mënyrë të menjëhershme, aq më tepër u lehtësohet jeta”,- theksoi znj. Harito.
Më pas deputetët e votuan këtë projektligj në parim dhe nen për nen duke ia kaluar për shqyrtim seancës plenare. Ndërsa projektligji tjetër që ishte parashikuar për tu shqyrtuar në rendin e ditës, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”, u shty për në mbledhjen e ardhshme.