Fjala e znj. Dade gjatë seancës së fundit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

  • Postuar më, 10/07/2015

Në seancën e fundit të Asamblesë Parlamentare të OSBE -së, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Z. Lamberto Zannier dhe kryetarit të rradhës të OSBE-së Z. Ivica Dacic, Znj. Arta Dade, Kryetare e delegation të Kuvendit të Shqipërisë tha se Shqipëria mbetet e angazhuar për paqen dhe stabilitetin e sigurinë në rajonin e Ballkanit e konsideron të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal në luftën kundër terrorizmit dhe masat e gjithanshme legjislative, bashkëpunimin në shkëmbimin e informacionit, krijimin e strukturave të specializuara, bashkëpunimin me aktorë të tjerë të shoqërisë për të penguar pjesëmarrjen e luftëtarëve të huaj terroristë në mbështetje të ISIS. Ajo mbështeti punën dhe rolin e OSBE-së në këtë kontekst dhe bëri me dije se Tirana organizoi konferencën rajonale për të intesifikuar punën në luftën kundër terrorizmit që i paraprin konferencës së Presidentit Obama me liderët e vendeve të OKB-së gjatë sesionit të OKB-së në shtator.


Share