Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton disa projektligje të rëndësishme

  • Postuar më, 10/07/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjet “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013n “Për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat” të ndryshuar”, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Program për sektorin e ujit/Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit/Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”. Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin përfaqësues nga Ministria e Financave dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të cilët theksuan se kjo marrëveshje qeveritare i hap rrugën marrëveshjes së kredisë që do të vijë miratohet pak më vonë. “I gjithë projekti është në vijim të financimeve të KFW në Shqipëri përsa i përket furnizimit me ujë në zonat rurale. Si zbatues Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zbatuar dy projekte deri tani dhe ky është projekti i tretë”. Më pas deputetët i votuan të tri projektligjet. Nisëm tjetër ligjore “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, komisioni vendosi që ta shqyrtojë sërish në mbledhjet e ardhshme.


Share