Takimi i grupi të parlamentarëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Moldavinë

  • Postuar më, 08/07/2015

Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Helsinki, Znj Arta Dade, Kryetare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, në cilësinë e saj si Kryetare e grupit të parlamentarëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Moldavinë, e mblodhi këtë grup për të miratuar axhendën si edhe mandatin brenda të cilit ky grup do të ushtrojë veprimtarinë në mbështetje të dialogut midis palëve të përfshira në të ashtuquajturin konflikt të ngrirë në Moldavi. Grupi ka në përbërje parlamentarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Italia, Norvegjia, Franca, Gjeorgjia, Moldavia.

Grupi do të inkurajojë dialogun midis autoriteteve shtetërore në të dy anët e lumit Dniester si dhe paqen e stabilitetin e sundimin e ligjit në Moldavi si shtet unitar. Kjo bëhet e domosdoshme në situatën aktuale në rajon e krizën në Ukrainë. Grupi parlamentar për Moldavinë do të punojë ngushtësisht me misionin e OSBE-së në Chisinau.


Share