Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton një projektligj të rëndësishëm
- Postuar më, 07/07/2015
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Evropa për qytetarët”.
E ftuar në mbledhjen e komisionit ishte zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentiana Sula.
Në fjalën e saj përpara deputetëve, znj. Sula bëri një prezantim të projektligjit. “Europa për qytetarët është një program i Komunitetit Europian. Ka dy aspekte kryesore, dy shtylla. Së pari është kujtesa për të thirrur në mendjen e qytetarëve dhe gjithë Europës, çështjet e konflikteve që kanë jetët e njerëzve dhe të komuniteteve, të Luftës së I, Luftës së II Botërore, Murit të Berlinit, Luftës së Ftohtë. Dhe sidomos edhe për duke mbajtur në vëmendje kujtesën për të rritur bashkëpunimin me qyteteve, për të mësuar nga njëri tjetri për të parë se si i ka kapërcyer për të futur urat, paqen sociale midis komuniteteve që kanë qenë të ndara apo të përçara për shkak të evenimenteve të ndryshme të shekullit të 20”,- tha znj. Sula.
Pas prezantimit të projektligjit nga ana e znj. Sula, deputetët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, votuan pro tij duke e kaluar për shqyrtim në seancë plenare.