Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi disa projektligje të rëndësishme

  • Postuar më, 03/06/2015

Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi dhe miratoi projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet RSH dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin” dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin e Unionit “Konkurrenca e ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” (COSNE) 2014 – 2020”.

Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishin Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike znj. Milena Harito dhe Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Ervin Mete.

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet RSH dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin”, Ministrja Hartio theksoi se ky është një projektligj i cili është vazhdimësi e mbështetjes së Bankës Botërore për zhvillimin e vendit. “Kjo mbështetje që vjen nga Banka Botërore vjen për një nga projektet tona madhore që është përmirësimi i shërbimeve publike në sportel. Sot jemi shumë të ndërgjegjshëm që njw pjesë shumë e madhe e shërbimeve publike ende nuk janë në nivelin e duhur në atë që i ofrojnë qytetarit. Kjo reformë është bërë në vendet e tjera, nuk jemi ne të parët që eksperimentojmë, dhe ka të bëj pikërisht me atë që quhet gjerësisht shërbimi ndaj klientit i aplikuar nga të gjithë kompanitë e mëdha siç janë kompanitë e telekomit, bankat që përmirëson shërbimin ndaj klientit dhe në këtë rast, shërbimin ndaj qytetarit. Është pra një mbështetje që është pjesë e paketës së madhe të mbështetjes nga Banka Botërore për shtetin shqiptar prej 1.2 miliard dollarë e cila u paralajmëruar nga kryeministri përpara pak ditës dhe këtu jemi vetëm për pjesën përgatitore të projektit. I gjithë projekti është mbi 30 milion dollarë. Ka nj sër donatoresh të cilët janë gjithashtu pjesë e këtij projekti. Bashkimi Europian është pjesë e tij. Këtu jemi për pjesën e parë që është pjesa përgatitore e projektit prej 2 milion dollarë”,- tha znj. Harito.

Më pas komisioni vijoi shqyrtimin e projektligjeve duke i miratuar ato në tërësi për t’ia kaluar për shqyrtim seancës plenare.