Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi nen për nen dhe në tërësi të projektligjit “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

  • Postuar më, 15/04/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi nen për nen dhe në tërësi të projektligjit “për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Të ftuar në mbledhje ishin Z.Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentjana Sulaj dhe përfaqësues të kësaj ministrie. Relatori i këtij projektligji, z. Arben Çuko u shpreh fillimisht se ky draft ka kaluar një fazë të gjatë diskutimi me grupet e interesit, përveç ministrisë që kanë marrë pjesë në hartimin e tij.

“Është ngritur njëj grup i madh pune për të shqyrtuar dhe për të bërë rregullimet e nevojshme, nisur dhe nga dy fakte domethënëse. Në radhë të parë është studiuar mirë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ktheu projektligjin e qeverisë së kaluar dhe në radhë të dytë janë studiuar mirë rekomandimet e misionit të OSBE/ODHIR në Tiranë. Në përfundim është arritur një draft i integruar edhe në bashkëpunim me ministrisë dhe institucionet përkatëse. Ju ftoj ta votojmë këtë projektligj”, tha z. Çuko.

Më tej, komisioni vijoi me votimin nen për nen duke bërë edhe propozimet përkatëse për nene të caktuara, duke miratuar edhe në tërësi projektligjin.