Mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

  • Postuar më, 15/04/2015

Në zbatim të pikës 3 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, vijoi sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kuvendit të Shqipërisë, për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit, z.Koço Kokëdhima. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta. Pas diskutimeve, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi që në seancë plenare të votohen dy raporte të ndryshme, ku mazhoranca kërkon që Kuvendi të mos pranojë kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kuvendit të Shqipërisë, për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit, z.Koço Kokëdhima dhe opozita që Kuvendi të pranojë kërkesën.