Njoftim për shtyp

  • Postuar më, 03/03/2015

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta vjen për një vizitë në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkovic.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të presë më datë 4 mars 2015, në orën 10:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkovic dhe delegacionin që e shoqëron. Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, znj. Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Ftohet media të jetë e pranishme.