Njoftim për shtyp

  • Postuar më, 23/02/2015

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta vjen për një vizitë në Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Suedisë, z. Urban Ahlin. Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të presë më datë 24 shkurt 2015, në orën 09:00 në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, z. Urban Ahlin dhe delegacionin që e shoqëron.

Pas takimit do të ketë edhe një prononcim të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Suedisë, z. Urban Ahlin do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Ftohet media të jetë e pranishme.