Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

  • Postuar më, 17/02/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Të ftuar ishin zv.Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe përfaqësues nga forcat e Armatosura.

Zv.Ministri Koçi duke folur para anëtarëve të komisionit tha se ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e medaljeve kritereve të dhënies dhe autoriteteve përkatëse që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave sie dhe për ushtarakë të huaj që shuhen për merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Nëpërmjet këtij projektligji synohet të njihet kontributi dhe përkushtimi i personelit ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjshmëri të lartë të detyrave si dhe njohja e kontributeve dhe përkushtimi ushtarak për FA-në”, shpjegoi z. Koçi, i cili theksoi se ky projektligj do të sjellë një motivim më të madh ër personeli ushtarak dhe civil që shërben në Forcat tona të Armatosura.

Më tej, relatori i këtij projektligji, deputeti Arben Çuko parashtroi për kolegët e tij arsyet pse ky projektligj duhet votuar. Më tej, deputetë të PD-së i drejtuan pyetjeve të ftuarve lidhur me mënyrën si do të procedohet për dhënien e medaljeve. Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.