Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dy projektligje të rëndësishëm në fushën e ekonomisë dhe në fushën e mbrojtjes.

  • Postuar më, 16/02/2015

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi dy projektligje të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe në fushën e mbrojtjes. Fillimisht, anëtarët shqyrtuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”të ndryshuar. “Ndryshimet që pëson ligji “Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit” do të lehtësojë biznesin në raport me administratën tatimore”, u shpreh zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ervin Mete, gjatë prezantimit të këtyre ndryshimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Lidhur më këtë, deputeti i PD-së, Florion Mima, kërkoi që të ketë një amendim të posaçëm në lidhje me procedurat e çregjistrimit të biznesit për të përshpejtuar procedurat. Shqyrtimi i projektligjit do të vijojë sërish në mbledhjen e radhës.

Më pas deputetët shqyrtuan projektligjin “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky projektligj “Për medaljet në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” ka për qëllim përcaktimin e medaljeve, kritereve të dhënies dhe autoriteteve që kanë të drejtën e dhënies së tyre për personelin ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave si dhe për ushtarakët e huaj, që shquhen për merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nëpërmjet këtij projektligji synohet të njihet kontributi dhe përkushtimi i personelit ushtarak dhe civil që shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në mbrojtje të interesave të vendit dhe kryerjes me përgjegjësi të lartë të detyrave si dhe njohja e kontributit dhe përkushtimit të ushtarakëve të huaj për merita dhe kontribute të veçanta për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Pas diskutimit, nisma u miratua në tërësi