Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një marrëveshje të rëndësishme në sektorin energjetik

  • Postuar më, 10/02/2015

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin  nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOËER, SH.A., si bashkëkoncensionarë për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në Lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”. Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, z.Ilir Bejtaj, paraqiti detaje nga marrëveshja e propozuar. “Ky suplement vjen si rrjedhojë e disa ngjarjeve të mëparshme që lidhen me fondet në mbështetje të financimit të rrugës zëvendësuese, në veprën e hidrocentralit Banjë-Moglicë, ku sipas kontratës dhe suplementit të parë, ka qenë parashikuar që kontraktori,  që është qeveria shqiptare, kishte detyrimin e ndërtimit të gjithë infrastrukturës zëvendësuese, që lidhen me zonat që kalojnë nën ujë dhe pala koncesionare do të financonte për të gjithë këtë infrastrukturë zëvendësuese, për rrugën flas, vetëm 10.55 milion euro. Ndërkaq pjesa tjetër e infrastrukturës zëvendësuese që lidhet me shtëpi, shkolla, kopshte, apo landfilli i Gramshit që të gjitha që shkojnë nënë ujë, do të duhet të rakordoheshin”, tha z. Betaj. Relatorja e projektligjit, znj. Evis Kushi tha se projektligji u jep zgjidhje problematikave të krijuara gjatë zbatimit të kontratës  së koncesionit për hidrocentralin mbi lumin Devoll. “Mos parashikimi i fondeve të nevojshme buxhetore si dhe mos përmbushja e detyrimit nga autoriteti kontraktor për infrastrukturën zëvendësuese, ku do të ngrihet hidrocentrali, kishin krijuar një barrierë në zbatimin kontratës së koncensionit . Zgjidhja e arritur në marrëveshje me koncensionarin i hap rrugën vijimit dhe përfundimit të punimeve në këtë vepër që i siguron vendit rritje me 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike, rritje të investimeve të huaja direkte, rritje të punësimit, përmirësimit rrugor etj”, tha znj. Kushi. Nënkryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat z. Ridvan Bode, u shpreh dakord me projektligjin, por kritikoi qeverinë në lidhje me menaxhimin e kësaj situate. Sipas z. Bode, kjo vepër e rëndësishme në sektorin energjetik duhet të kishte përfunduar. “Projektligji për të cilin flasim është një projekt shumë i rëndësishëm për vendin, një projekt strategjik nga –pikëpamja e rëndësisë së tij jo vetëm ekonomike , por end enë planin më të gjerë. Një projekt jashtëzakonisht më i madhi koncensionar dhe ekonomik nga i cili priten efekte, impakte pozitive, jo vetëm rajonale, të zonës ku ndërtohet vepra pro në të gjithë ekonominë shqiptare. Ne jemi plotësisht dakord që qeveria do të bëjë çfarë është e mundur, të marrë të gjithë masat për ndërtimin dhe përfundimin e kësaj vepre, dhe jo vetëm të kësaj faze të parë, por të gjithë veprës në tërësi. Vepra si e tërë ka një vlerë shumë më të madhe. Sigurisht që konjuktura e sotme ekonomike rajonale dhe globale nuk nxit përfundimin , përshpejtimin e punimeve, por ne shpresojmë që gradualisht konjuktura të rikthehet dhe të bëhet e favorshme  atë që ne ndryshojmë sot në fakt, është thjesht papërgjegjshmëria e qeverisë”, tha z. Bode.