Mblidhet Konferenca e Kryetarëve

  • Postuar më, 15/01/2015

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta për të diskutuar draft-programin për periudhën 19 janar-26 shkurt dhe draft-kalendarin për periudhën 19 janar-5 shkurt dhe njëkohësisht për draft-kalendarin e paraqitjes në Kuvend të raporteve të organeve kushtetuese.

Z. Meta shpjegoi se në draft-programin e punës janë përfshirë të gjitha çështjet që janë depozituar në Kuvend për shqyrtim dhe miratim si edhe ato të mbartura nga programi i kaluar.

Mbledhja vazhdoi me diskutimet në lidhja me programin e punës dhe në fund së Konferenca e Kryetarëve e miratoi me konsensus kalendarin e punimeve.

Seanca e parë plenare për këtë sesion do të zhvillohet të hënën dhe do të nisë në orën 17:00.