Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Arta Dade i dërgon një telegram ngushëllimi Ambasadorit të Republikës së Francës për aktin terrorist të ndodhur sot në Francë.

  • Postuar më, 07/01/2015

I dashur Ambasador, Më lejoni që në emër të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë t’ju përcjell dhimbjen e thellë dhe indinjatën për sulmin e tmerrshëm kundër zyrave të “Charlie Hebdo”. E dënojmë këtë akt dhe e konsiderojmë sulm kundër lirisë së shprehjes, kundër qytetarëve e kundër vlerave të botës së qytetëruar, pjesë e së cilës ne jemi e që bëjmë përpjekje të mëdha për t’i mbrojtur. Ne jemi pranë jush dhe shprehim edhe njëherë angazhimin tonë ndaj përpjekjeve të përbashkëta e të koordinuara kundër së keqes që merr jetë të pafajshme dhe terrorizon njerëz të pafajshëm. Shprehim ngushëllime të ndjera  për familjarët e viktimave. Sinqerisht, Arta Dade