Zëvëndëskryetarja e Kuvendit dhe Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut znj. Vasilika Hysi, merr pjesë në tryezën me përfaqësues të pakicave kombëtare

  • Postuar më, 30/05/2018

Zëvëndëskryetarja e Kuvendit  dhe  Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut znj. Vasilika Hysi, merr pjesë  në tryezën  me përfaqësues të pakicave kombëtare

Në këtë konferencë morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati, Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Vasilika Hysi,Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadorja znj.Romana Vlahutin,Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, z.  Claus Neukirch, Prof. Rainer Hoffmann, Ekspert Ndërkombëtar, ish-President i Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare, znj. Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, znj. Besa Shahini, zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Bardhylka Kospiri, përfaqësues të pakicave kombëtare, shpqëri civile, akademikë, etj.

Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Hysi vlerësoi punën e madhe që është bërë për zbatimin e këtij ligji nga  ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, duke nënvizuar rolin e Këshillit të Evropës dhe të z. Hofmann.

Znj. Hysi theksoi faktin se  pas një procesi të gjatë konsultimi publik me gjithë grupet e interesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak muaj më parë ligjin për pakicat kombëtare.

42404678502_8c94bb0b42_oNdër të tjera,znj. Hysi u shpreh se një rëndësi e veçantë duhet të tregohet për përzgjedhjen e përfaqësuesve më të mirë, më integritetit, me përvojë, mes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

Më tej, pjesëmarrësit ndanë mendimet, opinione dhe sugjerime e tyre mbi çështje specifike të ligjit, të drejta specifike, mbi rolin e  përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe shoqërisë civile në këtë proces.

Fjala e Zëvendëskryetares së  Kuvendit të Shqipërisë znj. Vasilika Hysi:  

Faleminderit z. Bushati,

Të nderuar znj dhe z. Ambasadorë,

Të nderuar pjesëmarrës/e,

U bashkova me kënaqësi për të dytën herë radhazi tryezës së sotme të konsultimit publik të akteve nënligjore të përgatitura për zbatimin e ligjit “Për pakicat kombëtare”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për dy arsye të thjeshta, por në vlerësim tim me rëndësi: së pari, pas një procesi të gjatë konsultimi publik me gjithë grupet e interesit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak muaj më parë ligjin për pakicat kombëtare.

Një nga detyrat e lëna nga Kuvendi dhe angazhimi i marrë nga qeveria ishte që aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji do t’i nënshtrohen konsultimit publik me pakicat kombëtare. Me vjen mirë që ky rekomandim i Kuvendit dhe angazhim i marrë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po gjen zbatim. Për më tepër, ky proces u zhvillua jo vetëm në Tiranë, por edhe në njësi vendore të tjera ku jetojnë pakica kombëtare. Një tryezë e tillë konsultimi u zhvillua në muajin Prill në Shkodër, ku pata mundësi të ndjek nga afër, të dëgjoj mendimet dhe sugjerimet e komuniteteve në zonë. Së dyti,vlerësoj angazhimin dhe asistencën e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, duke nënvizuar rolin e Këshillit të Evropës dhe të z. Hofmann.

Nga MEPJ janë njohur me opinionin dhe komentet e ekspertit të Këshillit të Evropës. z. Hofmann dhe të Zyrës së Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Tiranë

42404671912_66b96ae663_oDuke qenë se anëtarët e pakicave kombëtare ose grupime të tilla mund të jenë më shpesh viktima të mundshme të diskriminimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, do të vlerësoja  që në  aktet nënligjore  të sanksionohej qartë parimi i mosdiskriminimit.

Arsimimi i pakicave në gjuhën e tyre është një aspekt tjetër jo pak i rëndësishëm. Gëzimi në praktikë i kësaj të drejtë varet shumë nga detajimi i rregullave në aktet nënligjore.  Do vlerësoja një rregullim sa më të mirë të gëzimit të kësaj të të drejte.

Një nga risitë e ligjit është fondi për pakicat kombëtare. Do vlerësonin shumë që procedura e aplikimit, përzgjedhja,  monitorimi i tyre të jenë të mirë rregulluara në aktet nënligjore me qëllim që këto fonde të përdoren në mënyrë efektive dhe përfitues të jenë të gjitha pakicat kombëtare.

Të nderuar pjesëmarrës,

 Për të monitoruar respektimin e të drejtave të njeriut, me vendim të Kuvendit është ngritur Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mekanizmi Ndërinstitucional që ka për detyrë të ndjekë në mënyrë sistematike zbatimin e rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj”, mes tyre, ato të Avokatit të Popullit, të Komisionerit për Parandalimin e Diskriminimit dhe të Komisionierit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të AMA-s, etj.  Këto institucione në fushën e veprimtarisë së tyre monitorojnë aspekte me rëndësi të të drejtave të pakicave në Shqipëri. Kuvendi do të ndjekë më vëmendje rekomandimet e këtyre institucione dhe zbatimit e tyre nga institucionet përgjegjëse dhe  në mënyrë proaktive do të monitorojë zbatimin e ligjit të pakicave kombëtare.

Në zbatimit edhe të strategjisë së pjesëmarrjes së publikut në procesin  e vendimmarrës, të hartimit të ligjeve dhe monitorimit të zbatimit të tyre dhe të ndikimit që në kanë në grupe shoqërore të caktuara,  Kuvendi fton  përfaqësuesit e pakicave kombëtare të dëgjohen në komisionet dhe nënkomisionet parlamentare, të paraqesin shqetësimet e tyre lidhur me zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore që do të miratohen së shpejti.

Ju faleminderit!