Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore organizoi konferencën me temë “Përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale”.

  • Postuar më, 13/06/2018

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore organizoi një Konferencë me temë “Përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale.”.

Në këtë konferencë, krahas anëtarëve të Komisionit të Posaçëm, merrnin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës, përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR, anëtarët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të NDI, anëtarë të organizatave të shoqërisë civile, që në fokusin e tyre kanë çështjet zgjedhore dhe të demokracisë etj.

Pjesë e panelit ishin Dr. Quentin Reed dhe znj. Elena Panfilova, Ekspertë të Këshillit të Evropës, të cilët prezantuan praktikat ndërkombëtare mbi përdorimin e burimeve shtatore për qëllime elektorale gjatë dhe jashtë periudhave zgjedhore; z. Magnus Ohman, Këshilltar i Lartë i Politikave Financiare, IFES i cili diskutoi për format e abuzimit me burimet shtetërore.

Konferenca me temë “Përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale” u organizua në bazë të planit të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i saj është ishte paraqitja dhe diskutimi i udhëzuesit mbi “Përdorimin e burimeve shtetërore brenda dhe jashtë periudhave zgjedhore dhe prezantimin e praktikave ndërkombëtare mbi përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale.