Komisioni i Punëve të Jashtme zhvilloi sot seancë dëgjimore me praninë e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, rreth marrëdhënieve dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

  • Postuar më, 27/02/2015

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Qirjako Qirko tha se, marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë miqësore, bashkëpunuese dhe në bazë mirëkuptimi.

Z.Qirko  u shpreh se e gjithë problematika është e hapur për tu trajtuar, diskutuar për zgjidhje të drejta dhe me interes në dobi të ndërsjellët, ku një shembull i mirë është zgjidhja e toponimeve.

Në fjalën e tij, z. Qirko vuri theksin se problemet nuk duhet të përcaktojnë marrëdhëniet tona, por ato duhet të trajtohen në bazë të natyrës së tyre dhe realitetit që jetojmë, pa u ndikuar nga e shkuara. “Vijojnë diskutimet për zgjidhjen e çështjeve të mbetura nga e shkuara dhe vlerësoj si thelbësore heqjen e ligjit anakronik të luftës, si bazë për çlirimin e një energjie tejet pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve. Një energji, që do e shtrinte marrëdhënien tonë në një plan tjetër edhe më pozitiv”, tha Qirko.