Mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

  • Postuar më, 03/07/2018

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore zhvilloi sot një tryezë teknike me temë “Administrata Zgjedhore”.


Në këtë konferencë, krahas anëtarëve të Komisionit të Posaçëm, merrnin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës, përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR, anëtarët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësues të NDI, anëtarë të organizatave të shoqërisë civile që në fokusin e tyre kanë çështjet zgjedhore dhe të demokracisë etj.


Pjesë e panelit ishin z. Bledar Çuçi dhe z. Oerd Bylykbashi bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore,  znj. Urður Gunnarsdóttir – Këshilltare e Posaçme e Drejtores së OSBE/ODHIR-it, z. Gregor Ëenda – ekspert i OSBE/ODIHR-it, z. Pavel Cabacenco – ekspert i OSBE/ODIHR-it, znj. Florence Ganoux – eksperte e Komisionit të Venecias


Ekspertët bënë prezantimin e gjetjeve të tyre mbi formulat që aplikohen në ndërtimin e adminsitratës zgjedhore për proceset zgjedhore. Krahas kësaj, pjesë e diskutimit ishte zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR për krijimin e një administrate zgjedhore.