Mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

  • Postuar më, 04/07/2018

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, zhvilloi sot një tryezë teknike me temë “Media gjatë Fushatës Zgjedhore”.

Në këtë tryezë diskutimi krahas anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, morën pjesë edhe ekspertë të  huaj  të OSBE/ODIHR, ekspertë të Komisionit të Venecias, përfaqësues nga Komision Qendror i Zgjedhjeve, etj.

Pjesë e panelit folës ishin z. Bledar Çuçi dhe z. Oerd Bylykbashi, bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, znj.Mirella Marchese eksperte e OSBE/ODIHR, z.Ivan Godarsky ekspert i Komisionit të Venecias.

Pjesë e diskutimeve ishin forcimi i pavarësisë së transmetuesit publik, transparenca e pronësisë së medias, roli i medias në politikë, media gjatë fushatës zgjedhore etj

Më tej u shtruan diskutime sa i përket bazës ndërkombëtare mbi etikën e gazetarisë, monitorimi i medias dhe gjithashtu u prezantua edhe opinioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për Shqipërinë mbi kodin zgjedhor.

Në fund të diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve, u dhanë udhëzimet e ODIHR dhe Komisionit të Venecias për analizimin e medias gjatë misioneve të vëzhgimit të zgjedhjeve.