Zhvillim të qëndrueshëm për mirëqenien, kohezionin social dhe lumturinë e qytetarëve
- Postuar më, 12/07/2018

12
korrik 2018
Kryetari
i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi po merr pjesë në Samitin e Kryetarëve
të Parlamenteve të Evropës Qendrore e Lindore në Varshavë, si edhe në kremtimin
e 550 vjetorit të parlamentarizmit në Poloni, në datat 12-13 korrik, i ftuar
nga kryetari i Senatit dhe kryetari i Parlamentit të Polonisë. Kryetari i
Kuvendit z. Ruçi shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant
Balla.
Në
fjalën e tij të mbajtur në Samit, z Ruçi vuri në dukje se Evropa Qendrore dhe
Lindore përbën një ndër zonat ekonomike
e politike më të rëndësishme të globit dhe
një thesar kulturor të njerëzimit, të cilin ne, banorët e tij, duhet ta
ruajmë e pasurojmë.
Gjatë
tri dekadave të fundit, krahas valëve të demokratizimit, vendet tona janë
përfshirë njëkohësisht në proceset e modernizimit, perëndimizimit dhe
evropianizimit.
Pavarësisht
diferencave midis tyre, ato konvergojnë në një drejtim kryesor: vlerat
evropiane. Evropianizimi i shoqërive tona është tipar i kohës.
Prandaj
bashkëpunimet tona dypalëshe dhe rajonale duhet të kenë si yll polar Bashkimin
Evropian, si një bashkim vlerash, aspiratash, vizionesh dhe qytetarësh
evropianë.
Z
Ruçi falenderoi parlamentet e Polonisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë,
Republikës Çeke, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë
dhe Sllovakisë, për mbështetjen që u dhanë qeverive të tyre për qëndrim pro
hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Arritja
e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ishte një temë qëndrore e Samitit.
Kuvendi
i Shqipërisë po punon për inkorporimin e Objektivave të Zhvillimit të
Qëndrueshëm në hartimin e ligjeve, buxhetit, funksionet e mbikëqyrjes e
përfaqësimit, si edhe dokumentat strategjikë, programet e masat e
qeverisë.
Gjatë
dy viteve të fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka udhëhequr zbatimin e reformës në
drejtësi, unike në rajon, e cila synon të reformojë sistemin gjyqësor, të rrisë
transparencën dhe përgjegjshmërinë e gjithë sistemit të drejtësisë. Rezultatet
e kësaj reforme janë të prekshme dhe mbresëlënëse.
Shqipëria
ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për fuqizimin e mirëqenies dhe kohezionit
social.
Vendi
po rritet ekonomikisht me rreth 3-4 përqind në vit, duke rimodeluar zhvillimin
ekonomik drejt hapjes së vendeve të punës, reduktimit të varfërisë dhe
zgjerimit të shërbimeve publike, sociale e shëndetësore cilësore e të
përballueshme.
Rezultat
i reformave është ulja e ndjeshme e papunësisë, e cila, për herë të parë pas
vitit 1990, arriti 12.5 përqind; ulja e varfërisë së matur me fuqinë blerëse, e cila është përgjysmuar
gjatë gjashtë viteve të fundit: nga 62.5 në 32.8 përqind; ngushtimi i hendekut
gjinor në tregun e punës dhe ecja drejt Mbulimit Shëndetësor Universal.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit
Z. Gramoz Ruçi, në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Europës Qendrore e
Lindore, Varshavë, 12 korrik 2018
I nderuar z. Marek Kushinski, Marshal i Sejmit
i Republikës së Polonisë,
I
nderuar z. Stanislav Karzevski, Marshal i Senatit të Republikës së Polonisë,
Të
nderuar kolegë Kryetarë, drejtues e përfaqësues të Parlamenteve të Evropës
Qëndrore dhe Lindore,
Të
nderuar miq,
Çështjet
e agjendës së këtij sesioni janë themelore për zhvillimin e Evropës Qendrore e
Lindore, për kontinentin e më gjerë.
Ky
rajon përbën një ndër zonat ekonomike e politike më të rëndësishme të globit.
Ai
përfaqëson një thesar kulturor të njerëzimit, të cilin ne, banorët e tij, duhet
ta ruajmë e pasurojmë.
Agjenda
2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, nisen nga vizioni i integrimit
të dimensioneve ekonomike, sociale e mjedisore të zhvillimit.
Ne,
udhëheqësit dhe qytetarët e këtyre shoqërive, duhet të punojmë për shoqëri me
më pak varfëri, më shume dije e ekonomi të dijes, marrëdhënie miqësore me
mjedisin, zhvillim të qëndrueshëm e për të gjithë.
Gjatë
tri dekadave të fundit, krahas valëve të demokratizimit, vendet tona janë
përfshirë njëkohësisht në proceset e modernizimit, perëndimizimit dhe
evropianizimit.
Pavarësisht
diferencave midis tyre, ato konvergojnë në një drejtim kryesor: vlerat
evropiane. Evropianizimi i shoqërive tona është tipar i kohës.
Prandaj
bashkëpunimet tona dypalëshe dhe rajonale duhet të kenë si yll polar Bashkimin
Evropian, si një bashkim vlerash, aspiratash, vizionesh dhe qytetarësh evropianë.
Para
pak ditësh, Këshilli Evropian iu përgjigj pozitivisht rekomandimit të
Komisionit Europian dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të
pranimit me Shqipërinë në qershor 2019.
Kjo
është një ngjarje e rëndësishme, e cila vlerësoi përpjekjet tona drejt
perspektivës evropiane.
Përfitoj
nga ky rast të shpreh mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për parlamentet e
Polonisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Greqisë,
Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, për mbështetjen që u
dhanë qeverive të tyre për qëndrimin pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.