Për rregjistrimin e fëmijëve duhet të jemi të gjithë dhe gjithmonë në alarm Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, thirri mbledhjen e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”

  • Postuar më, 20/07/2018

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, thirri sot mbledhjen e grupit parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”, e cila shqyrtoi raportin “Mbi gjendjen e pashtetësisë në Shqipëri.

 

Të pranishëm në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të grupit “Miqtë e Fëmijëve”, ishin të pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, zëvëndësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Dralo, zëvëndësministrja e Punëve te Brendshme Romina Kuko, zëvëndësministrja e Drejtësisë Teuta Vodo, zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Bardhylka Kospiri, Këshilltare e Presidentit të Republikes Brunilda Paskali, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, ambasadori i UNHCR-së, z. Pablo Zapata Olivares, zëvendës Përfaqësuesi i UNICEF-it, z. Javad Aslam etj.

 

Në fjalën e tij në këtë aktivet, Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi u shpreh se qëllimi ynë është avancimi i agjendës për trajtimin e çështjeve të fëmijëve, në Kuvendin e Shqipërisë dhe plotësimi i detyrave që rrjedhin nga plani i punës dhe kalendari i veprimtarive të Grupit.