Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi i dërgon letër ngushëllimi famljes së Adem Demaçit

  • Postuar më, 26/07/2018

Tiranë, më 26 korrik 2018.

Në letrën e ngrohte drejtuar bashkëshortes, Znj. Xhemajlie Demaçi, dhe fëmijëve Abetare dhe Shqiptar Demaçi, Kryetari i Kuvendit shkruan:


Me dëshpërim të thellë mora lajmin që s’do ta dëshiroja kurrë: ndarjen nga jeta të Adem Demacit, bashkëshortit e babait Tuaj të shtrenjtë, mikut të madh të të gjithë shqiptarëve.

 

Adem Demaci ishte një njeri i jashtëzakonshëm, një tribun popullor, vigan i lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë popullit shqiptar.

 

Ai u fali shqiptarëve gjithshka kishte: pasionin për të dashuruar njerëzit dhe atdheun, kurajon për t’i rezistuar të keqes, forcën për të luftuar për lirinë, vizionin për të ndriçuar të ardhmen, talentin për të ndërtuar Kosovën e lirë, mjeshtërinë për të zhvilluar kulturën, dhe mençurinë e  tolerancën për të falur.

 

Jam krenar që e kam njohur dhe që jam bashkëkombas i Adem Demaçit.


I juaji sinqerisht,


Gramoz Ruçi