Kryetari i Kuvendit Z. Gramoz Ruçi, letër ngushëllimi Senatit dhe Dhomës së Deputetëve të Italisë

  • Postuar më, 15/08/2018

Tiranë, më 15 gusht 2018


E nderuar znj. Presidente Casella,

I nderuar z. President Fico,


Në këto ditë dhimbjeje të madhe për popullin mik dhe fqinj të Italisë,

shkaktuar nga katastrofa në Genova, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe

në emrin tim personal shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve

njerëzore.


Të gjithë jemi këto ditë në Genova, pranë familjeve që humbën të dashurit e

tyre, pranë të lënduarve, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë dhe pranë

zjarrfikësve heronj që luftojnë për të shpëtuar jetë.

Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë.


Duke shprehur solidaritetin me popullin mik dhe fqinj italian, populli

shqiptar nuk do të harrojë kurrë mbështetjen e familjeve dhe institucioneve

italiane për shqiptarët dhe Shqipërinë. Bujaria e qytetarëve italianë dhe në

veçanti e gjenovezeve, është në zemrat dhe mirënjohjen e çdo shqiptari.


Sinqerisht,


Gramoz RUÇI

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë


Shkëlqesisë së Saj, Znj. Maria Elisabetta Alberti Casella

Presidente e Senatit të Italisë


Shkëlqesisë së Tij Z. Roberto Fico

Kryetar i Dhomës së Deputetëve të Italisë

Romë


Letra e Kryetarit ( e plotë )