Komisioni për Integrimin Evropian miratoi raportin e vetë komisionit për projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë"

  • Postuar më, 12/09/2018

12 Shtator 2018

Komisioni për Integrimin Evropian miratoi Raportin e Komisionit për Integrimin Europian për  projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë". Mbledhja e sotme u drejtua nga zëvendëskryetari i këtij komisioni z. Bledar Cuci, i cili u shpreh se ky Raport është diskutuar edhe në një mbledhje të kaluar në këtë komision, por për shkak të dy pikave për të cilat nuk u ra dakort me qeverinë dhe përfaqësuesit e qeverisë, u shty për një datë tjetër,e cila është e sotmja pas dy pikave të përmbajtjes që janë tashmë  të ezauruara.

Z.Taulant Balla ngriti një shqetësim sa i përket vonesave të fluturimeve gjatë muajve të verës, ku propozoi dhe një kërkesë me shkrim nga ana e Komisionit drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil për shkaqet dhe arsyet e këtyre vonesave. “Gjatë muajve të verës shumë kompani ajrore kanë pasur probleme oraresh të papranueshme me shumë qytetarë shqiptarë apo të huaj, kryesisht emigrantët tanë që jetojnë në Itali kanë qenë më të dëmtuarit për shkak të vonesave të avionëve. “- u shpreh z.Balla.

pas diskutimeve, komisioni miratoi Raportin për projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë".